Gjithçka gati për meçin mes Tyson dhe Roy Jones Jr, kur do të zhvillohet? - Gazeta Express
string(71) "gjithcka-gati-per-mecin-mes-tyson-dhe-roy-jones-jr-kur-do-te-zhvillohet"

Gjithçka gati për meçin mes Tyson dhe Roy Jones Jr, kur do të zhvillohet?

Sport

Gazeta Express

28/11/2020 11:59

Mike Tyson dhe Roy Jones Jr do të ndeshen mes vete në një ndeshje boksi të shtunën mbrëma, pasi kanë konfirmuar rikthimin në boks pas shumë viteve.

Legjendat e boksit që janë 54 dhe 51 vjeç, do të hyjnë sërish në ring në datën 28 nëntor, mirëpo ata do të kenë rregulla të tjera nga boksi i përhershëm.

Lexo Edhe:

“Do të jetë për bamirësi të ndryshme. Askush nuk duhet të shqetësohet kurrë për pasurimin tim, ose të xhelozojë, ose për të thënë se po bëj rikthimin për para”.

“Unë nuk po marr asgjë. Unë thjesht ndihem mirë duke e bërë këtë sepse mundem”, ka thënë Tyson për TMZ Sports.

Tyson, 54 vjeç, nuk ka luftuar që nga humbja e tij dërrmuese ndaj Kevin McBride në vitin 2005, por duket në formë fenomenale përpara luftës së tij të parë në 15 vjet, pasi tregoi fizikun e tij para disa ditësh.

Sa i përket Jones Jr, 51-vjeçari për herë të fundit luftoi në vitin 2018 kur ai mundi Scott Sigmon.

Do të jetë meç me tetë runde.

Secili rund do të jetë 60 sekonda, shumë më ndryshe se rundet e zakonshme në boks, 2 minuta më të shkurtër.

Meçi do të zhvillohet në “STAPLES Center” nga ora 21:00.