"Gjithçka fillon sonte dhe kulmi nesër", rrufe, shi dhe stuhi ere, ja zonat që rrezikojnë - Gazeta Express
string(84) "gjithcka-fillon-sonte-dhe-kulmi-neser-rrufe-shi-dhe-stuhi-ere-ja-zonat-qe-rrezikojne"

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2021 11:18

“Gjithçka fillon sonte dhe kulmi nesër”, rrufe, shi dhe stuhi ere, ja zonat që rrezikojnë

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2021 11:18

Rreshje të dendura shiu pritet të përfshijnë vendin tonë ditët në vijim.

Ndërkohë sipas parashikimieve të bëra nga Meteoalb gjithçka do të fillojë gjatë orëve të para të mbrëmjes së sotme, ndërsa parashikohet që gjatë mëngjesit të nesërme vendi, sidomos pjesa perëndimore të “pushtohet” nga reshje të dendura shiu si edhe rrufe.

Bëhet me dije se shiu do të jetë në formë rrebeshësh thuajse në të gjithë pjesën perëndimore të Shqipërisë, ku herë pas here do të vërehen edhe stuhi të forta ere.

Parashikimi per kushtet meteorologjke gjate mengjesit te neserm

Përsa i përket temperaturave të ajrit, ato do të rriten lehte në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e forte në det me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet e detare dallgëzim 6 ballë.