CNN: S'është është hera e parë që Trump i anulon sulmet ndaj Iranit - Gazeta Express
string(65) "cnn-seshte-eshte-hera-e-pare-qe-trump-i-anulon-sulmet-ndaj-iranit"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2026 16:05

CNN: S’është është hera e parë që Trump i anulon sulmet ndaj Iranit

Lajme

Gazeta Express

03/08/2026 16:05

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të shtunën se i anuloi sulmet e planifikuara ndaj Iranit, duke shtuar më vonë se zyrtarë nga Uashingtoni dhe Teherani do të takohen për bisedime më vonë gjatë ditës së sotme. Irani ka mohuar se është duke zhvilluar bisedime me SHBA-në.

Kjo nuk është hera e parë gjatë këtij konflikti që Trump kërcënon me sulme dhe më pas i anulon ato, shkruan CNN.

CNN bëri një përmbledhje të disa rasteve të mëparshme kur ka ndodhur kjo:

Më 21 mars, Trump tha se SHBA-ja do të “godiste dhe shkatërronte” centralet energjetike të Iranit nëse Teherani nuk do ta rihapte Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orëve. Më 23 mars, pak para se të skadonte afati i vendosur nga Trump, presidenti tha se SHBA-ja dhe Irani kishin zhvilluar “bisedime produktive” dhe se ai do ta shtynte për pesë ditë goditjen e objekteve energjetike.

Më 7 prill, Trump paralajmëroi se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte” nëse Irani nuk pranonte t’i jepte fund luftës dhe ta rihapte Ngushticën e Hormuzit. Disa orë më vonë u njoftua një armëpushim dyjavor mes dy vendeve.

Më 21 prill, një ditë para se të skadonte armëpushimi, Trump tha se priste “të bombardonte” nëse negociatorët nuk arrinin një marrëveshje. Më vonë po atë ditë, ai e zgjati armëpushimin.

Më 17 maj, Trump paralajmëroi se “për Iranin, ora po ecën dhe ata duhet të lëvizin, SHPEJT, përndryshe nuk do të mbetet asgjë prej tyre.” Të nesërmen, ai tha se do ta “pezullonte” planin për të sulmuar Iranin, duke përmendur një kërkesë nga Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Më 11 qershor, Trump tha se ushtria amerikane do ta godiste Iranin “SHUMË FORT SONTE”, duke shtuar se do të “merrte gjithashtu Ishullin Kharg dhe pika të tjera të infrastrukturës së naftës”. Disa orë më vonë, Trump tha se po i anulonte sulmet, sepse ishin miratuar “pikat përfundimtare” të një marrëveshjeje mes dy palëve.

Më 1 gusht, Trump tha se SHBA-ja ishte “gati dhe e përgatitur plotësisht” për ta sulmuar Iranin “me nivele terrori ushtarak, force dhe fuqie që nuk janë parë që nga Lufta e Dytë Botërore”. Pavarësisht kësaj, ai tha: “Jam pajtuar, për të mirën e ardhshme të BOTËS dhe, po ashtu, për mbijetesën e një Irani të suksesshëm dhe të begatë, ta anuloj sulmin, me kusht që të mund të arrihet shpejt një MARRËVESHJE”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement