Gjiko paralajmëron këngë me Elitën - Gazeta Express
string(34) "gjiko-paralajmeron-kenge-me-eliten"

Gjiko paralajmëron këngë me Elitën

Yjet

Gazeta Express

10/06/2022 23:32

Reperi Gjiko duket se do ta fusë seriozisht në muzikë, gruan e tij Elita Rudi

Kjo shihet me anë të një video që ai ka postuar në rrjetet sociale e ku Elita shihet duke kënduar në studio, e cila menaxhohet nga vëllai i Gjikos dhe vetë reperi.

Lexo Edhe:

Gjiko hynë brenda në studio derisa drejton kamerën në drejtim të Elitës e cila ka kufjet dhe është para mikrofonit incizues në studio.

“O laaaa. Coming Soon a”, thotë Gjiko, duke paralajmëruar kështu këngë me Elitën.

Klikoni KËTU për ta parë videon

Kujtojmë se Elita e kishte provuar karrierën e saj si këngëtare më 2016. Ajo kishte realizuar një këngë e cila ishte punuar në studio të Cricket, të cilës ia kishte realizuar edhe videoklipin në Gjakovë.

Por, më vonë, pas lidhjes me Gjikon, kënga nuk është më në rrjetet sociale dhe as në YouTube. /GazetaExpress/