Futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani, ka marrë një mesazh të veçantë mbështetjeje nga Real Madrid, pas lëndimit të rëndë që ka pësuar së fundmi.
Klubi madrilen i ka dërguar një letër zyrtare Asllanit, duke i uruar rikuperim sa më të shpejtë. Në këtë mesazh, që vjen në emër të gjithë institucionit dhe presidentit Florentino Perez, theksohet mbështetja dhe respekti për futbollisten.
“E dashur Kosovare, në emër të të gjithë atyre që formojmë Real Madrid C.F., dhe veçanërisht të presidentit tonë, Florentino Pérez, dua të të përcjell urimet tona më të mira për një rikuperim sa më të shpejtë nga dëmtimi yt. Me shumë dashuri. Një përqafim i fortë”, thuhet në letrën e firmosur nga Emilio Butragueño, Drejtor i Marrëdhënieve Institucionale të klubit.
Ky gjest i “Los Blancos” vjen si një dëshmi e vlerësimit dhe lidhjes që klubi ka me ish-lojtaren e tyre, e cila ka qenë pjesë e skuadrës së femrave të Real Madridit dhe ka lënë gjurmë me paraqitjet e saj.
Shell Kosova ka nisur një lojë shpërblyese që i kthen postimet në Instagram në mundësi reale për fitim. Me #ShellKosova...