Gjendet e aksidentuar një veturë që u raportua e zhdukur, arrestohet një i mitur - Gazeta Express
string(79) "gjendet-e-aksidentuar-nje-veture-qe-u-raportua-e-zhdukur-arrestohet-nje-i-mitur"

Gjendet e aksidentuar një veturë që u raportua e zhdukur, arrestohet një i mitur

Lajme

Gazeta Express

17/04/2024 9:11

Një person ka njoftuar policinë se i është vjedhur vetura me targa vendore, gjatë kohës sa e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë së tij, shkruan Gazeta Express.

Pas hetimeve vetura u gjet e aksidentuar.

Lexo Edhe:

Lidhur me rastin u arrestua një i mitur që me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në fshatin Damjan të Gjakovës.

“Fsh. Damjan Gjakovë 16.04.2024 – 07:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se i është vjedhur  vetura me targa vendore, derisa e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë së tij. Pas një pune hetimore vetura e vjedhur është gjetur dhe identifikuar e aksidentuar. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar i mitur në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar dhe punëtorit për punë sociale  dhe ka shfrytëzuar të drejtën që të mbrohet në heshtje. Me vendim të prokurorit për të mitur i dyshuari dërgohet në mbajte”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express