Gjenden të miturit nga Gjakova që u zhdukën para 6 muajve - Gazeta Express
string(57) "gjenden-te-miturit-nga-gjakova-qe-u-zhduken-para-6-muajve"

Gazeta Express

18/12/2019 15:12

Gjenden të miturit nga Gjakova që u zhdukën para 6 muajve

Gazeta Express

18/12/2019 15:12

Drejtoria e Policisë në Gjakovë ka gjetur të miturën e zhdukur, Yllka Derri, dhe të dyshuarin për veprën penale “bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeç”, Besart Radosta

Përmes një komunikate për media, policia e Gjakovës ka njoftuar se me urdhër të Gjykatës është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit Besart Radosta.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht Sektori Rajonal për Hetime me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë sot me datë 18.12.2019 në ora 06:30 ka realizuar një operacion kontrolli në shtëpinë e personit të dyshuar Besart (Blerim) Radosta, i dyshuar për vepër penale ,, bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare’. Gjatë operacionit policor është arrestuar personi i dyshuar e po ashtu është gjetur edhe personi i mitur Yllka (Naim) Derri e cila ishte raportuar si person i zhdukur nga familjarët e saj që nga data 15.06.2019”, thekson komunikata.

Të hënën e kësaj jave, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka lëshuar kërkesën për bashkëpunim me qytetar përmes mediave për gjetjen e personit viktimë dhe personit të dyshuar për çka Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim.

 

Advertisement
Advertisement
Advertisement