Gjej Shtëpinë tënde në Mobilierinë CANDEO - Gazeta Express
string(41) "gjej-shtepine-tende-ne-mobilierine-candeo"

Gjej Shtëpinë tënde në Mobilierinë CANDEO

Gazeta Express

05/08/2020 13:22

Kur është fjala për mobilie me standard dhe kualitet Evropian, me çmime jashtëzakonisht të përballueshme dhe konkurruese në treg, me një shpejtësi marramendëse të prodhimit të këtyre mobilieve… vendi ku ndodhin këto magji është Mobiljeria CANDEO.

Fabrika e prodhimit të mobilieve CANDEO, e cila operon që 15 Vite, së fundmi ka hapur edhe dyqanin ‘Showroom’ në Qendër të Prishtinës, tek Kompleksi ‘RAMIZ SADIKU’ Rruga Tirana, H-C. Në këtë hapësirë prej 700 m2, klientët kanë mundësi të vizitojnë sallën ku janë të ekspozuara mobilie të prodhuara nga CANDEO.

Lexo Edhe:

CANDEO krenohet me ofertën e gjerë të produkteve të dizajnuara dhe prodhuara në fabrikën e tyre, për dëshirat e secilit. Prej kuzhinave me stil urban deri tek ato klasiket, dhoma të ditës me ngjyra kumbuese deri tek dhoma super të rehatshme të fjetjes, dhoma për fëmijë, janë vetëm disa prej produkteve që mund t’i gjeni në sallën e CANDEO. E jo vetëm… CANDEO, ndonëse bën prodhimin e shumicës së produkteve, ka marrëveshje ekskluzive të shitjes për të sjellë tek ju edhe më shumë përzgjedhje të produkteve kualitative të brendeve prestigjioze SOKOA, PODE, FURNINOVA dhe S.O.U.L.

Kuzhinat CANDEO vijnë në variacion të gjerë stilesh dhe ngjyrat, po ka disa gjëra të cilat qëndrojnë konstante në secilën prej tyre. Pa marrë parasysh a e zgjidhni një dizajn modern, apo një klasik, pak ka rëndësi: cilado shija juaj, të gjitha kuzhinat kanë tiparet CANDEO, të cilat veçohen me kualitet të lartë, qëndrueshmëri, bukuri që ti kënaqë sytë dhe funksionalitet.

Prandaj eja dhe vizitoje sallën e re të ekspozimit të produkteve të CANDEO dhe bindu për vete.

Sepse kur është fjala për mobilie të kualitetit të lartë me bukuri që të përlotë: ju e thuani, CANDEO e realizon.

Secili kënd meriton dashuri!