Pavarësisht se mbase i erdhi fundi më shpejt sesa ai do të dëshironte, ish-mbrojtësi i Benficas ka disa kujtime të bukura për kohën e tij te Barcelona, përfshirë këtu që ka qenë në gjendje të stërvitet së bashku me Lionel Messin.
“Unë me të vërtetë nuk mund ta përshkruaj sa i mirë është ai,” tha Semedo.
Ai tregoi se Messi nuk e ka ushtruar kurrë gjuajtjen e lirë, por prapë ishte i përsosur kur i ekzekutonte në ndeshje.
“Unë kurrë nuk e kam parë atë të praktikojë një goditje të lirë gjatë gjithë kohës që isha atje. Për të, ishte thjesht e natyrshme. Thonë se praktika e bën të përsosur, por ai nuk e praktikoi dhe ishte prapë i përsosur” – tregon Semedo
Semedo dhe shokët e tij të skuadrës Wolves udhëtojnë për tu ndeshur me liderin e Premier League, Manchester City në ndeshjen që zhvillohet sonte. /Gazeta Express/