Gjatë ditës priten reshje shiu, kaq do jenë temperaturat - Gazeta Express
string(55) "gjate-dites-priten-reshje-shiu-kaq-do-jene-temperaturat"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2026 7:58

Gjatë ditës priten reshje shiu, kaq do jenë temperaturat

Lajme

Gazeta Express

10/06/2026 7:58

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Gjatë pjesës së dytë të ditës, bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat do të dendësohen dhe vende-vende do të krijojnë kushte për reshje shiu me karakter lokal, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të breshrit.

Ndërkohë, temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga 13 deri në 17°C, e ato maksimalet nga 26 deri në 29°C.

Era pritet të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1–11 m/s.

Advertisement
Advertisement
Advertisement