Gërvalla: Votimi në Asamblenë e KiE konfirmon progresin e Kosovës - Gazeta Express
string(64) "gervalla-votimi-ne-asamblene-e-kie-konfirmon-progresin-e-kosoves"

Gërvalla: Votimi në Asamblenë e KiE konfirmon progresin e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

17/04/2024 19:06

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla ka mbajtur një konferencë për media, të martën.

Ajo ka folur pasi Asambleja Parlamentare e Këshilit të Evropës ka votuar pro Kosovës për të kaluar procesi tashmë në Këshillin e Ministrave.

Lexo Edhe:

Gërvalla ka thënë se është konfirmuar progresi i Kosovës.

“Për të arritur deri në ditën e djeshme kemi pasur qindra takime, jo vetëm ata që kanë qenë në sallë, por deri edhe të përfaqësuesit e shteteve”.

“Ka qenë një konfirmim i fuqishëm për progresin që e ka bërë Kosova në përmirësimin e demokracisë në vend, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe të drejtave të komuniteve joshumicë”, ka thënë Gërvalla. /Gazeta Express