Gërvalla: Shpejt mund të ndryshojë qasja e vendeve skeptike për liberalizimin e vizave - Gazeta Express
string(85) "gervalla-shpejt-mund-te-ndryshoje-qasja-e-vendeve-skeptike-per-liberalizimin-e-vizave"

Lajme

Gazeta Express

30/11/2021 11:24

Gërvalla: Shpejt mund të ndryshojë qasja e vendeve skeptike për liberalizimin e vizave

Lajme

Gazeta Express

30/11/2021 11:24

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, beson se shumë shpejt mund të ndryshojë qasja e vendeve skeptike ndaj Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave. Franca, sipas saj, mund të ndryshojë mendje pas zgjedhjeve atje, raporton Gazeta Express.

Gërvalla tha në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme se po punohet në raport me Francën, ndërsa theksoi se ka sinjale pozitive.

Lexo Edhe:

“Nga kolegu Sveçla kam dëgjuar se takimet me delegacionet e ministrisë së Brendshme franceze kanë qenë shumë të frytshme dhe shumë të mira. Të njëjtin interpretim e kam dëgjuar edhe nga kanalet tona të politikës së jashtme, prandaj mendoj se ajo çfarë mund të bëjmë ne në raport me Francën e bëjmë, e kemi bërë dhe do ta bëjmë çdo ditë”, tha Gërvalla.

Ajo shtoi se mund të ndodhë që tema e liberalizimit të vizave për Kosovën të aktualizohet në BE dhe të trajtohet më me intensitet dhe më seriozisht.

“Për mendimin tim personal, nuk përjashtohet mundësia që shumë shpejt… pra, nuk dua ta përjashtoj apriori mundësinë që shumë shpejt mund të kemi ndryshim të kësaj qasjeje të deritanishme të skepticizmit ndaj liberalizimit të vizave, por edhe nuk do të na habiste fakti nëse një temë e tillë do të shtrohej më me intensitet dhe më seriozisht pas zgjedhjeve në Francë, spese ka përshtypje që refuzimi i Francës është i lidhur edhe me çështje të brendshme në Francë”, deklaroi ministrja.

Gërvalla tha se përveç Francës, është edhe një shtet tjetër që vazhdon të jetë skeptik për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, por tha se po punojnë intensivisht edhe me të.

“Ka shtete të tjera, sidomos një shtet i dytë që shpreh të jetë skeptik – jo në këtë masë sa Franca – për liberalizimin e vizave. Edhe me ta kemi punuar intensivisht në disa nivele. Shumë e rëndësishme ka qenë diplomacia parlamentare që është zhvilluar me shtete të ndryshme lidhur me liberalizimin e vizave, sepse deputetët tanë që kanë marrë pjesë në takime të ndryshme kanë treguar se kjo është jo vetëm padrejtësi, por edhe e venon kredibilitetin e BE-së”, deklaroi Gërvalla.