Arsenali është i gatshëm ta ‘thyejë’ strukturën e pagave në klub, për ta bindur Viniciusin - Gazeta Express
string(87) "arsenali-eshte-i-gatshem-ta-thyeje-strukturen-e-pagave-ne-klub-per-ta-bindur-viniciusin"

Futboll

Gazeta Express

01/08/2026 20:00

Arsenali është i gatshëm ta ‘thyejë’ strukturën e pagave në klub, për ta bindur Viniciusin

Futboll

Gazeta Express

01/08/2026 20:00

Arsenali po e ndjek nga afër situatën kontraktuale të Vinicius Juniorit te Real Madridi, ndërsa braziliani ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij aktuale.

Gjiganti anglez raportohet se është i gatshëm të thyejë plotësisht strukturën e pagave për ta transferuar sulmuesin nëse nuk arrihet marrëveshje për rinovim në Madrid.

“Topçinjtë” besojnë se kjo verë mund të paraqesë një mundësi të rrallë për të siguruar shërbimet e Viniciusit.

Anësori brazilian ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës në “Bernabéu”, duke e vënë Real Madridin nën presion të madh.

Drejtuesit e klubit janë gjithnjë e më të shqetësuar se mund ta humbasin një nga lojtarët më të rëndësishëm pa dëmshpërblim nëse ai largohet si lojtar i lirë.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje e re së shpejti, madrilenët mund të detyrohen ta shesin, edhe pse me dëshirë të vogël.

Sipas “The Athletic”, Arsenali është i gatshëm ta thyejë tërësisht strukturën aktuale të pagave për një futbollist të nivelit të Viniciusit.

Raportohet se kostoja e madhe financiare e një transferimi të tillë është miratuar tashmë nga të gjitha nivelet drejtuese të klubit londinez.

Pavarësisht spekulimeve të fundit në rrjetet sociale se është arritur marrëveshje personale mes lojtarit dhe Arsenalit, një gjë e tillë nuk ekziston aktualisht.

Megjithatë, i njëjti raport thekson se arritja e një marrëveshjeje me Viniciusin nuk do të ishte problem nëse transferimi bëhet realitet.

Kalimi në veri të Londrës mbetet një mundësi konkrete për reprezentuesin brazilian.

“Një transferim te Arsenali i pëlqen reprezentuesit brazilian nëse ai nuk rinovon kontratën me Real Madridin”, shkruan “The Athletic”.

“Nëse sulmuesi vendos se dëshiron t’i bashkohet Arsenalit, pritet që marrëveshja për kushtet personale të arrihet pa vështirësi”.

Raporti shton se Arsenali thjesht po përgatitet për të përfituar në rast se negociatat mes Viniciusit dhe Real Madridit dështojnë plotësisht.

Pika kryesore e mosmarrëveshjes lidhet me kërkesat financiare të brazilianit.

Vinicius kërkon një paketë që i afrohet 30 milionë eurove në sezon, e cila përfshin pagën bazë, bonuset e lidhura me performancën dhe një bonus shumë të madh e të paprecedentë për rinovimin e kontratës.

Kjo kërkesë lidhet drejtpërdrejt me krahasimet me bashkëlojtarin e tij, Kylian Mbappe.

Real Madridi është kategorikisht kundër përmbushjes së kësaj kërkese, pasi drejtuesit besojnë se një lëshim i tillë do të krijonte një precedent të rrezikshëm për rinovimet e ardhshme dhe do ta vështirësonte ruajtjen e politikës së tyre strikte të pagave./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement