Gazetari serb shpërthen ndaj Vuçiqit: Është një m** i madh me lula - Gazeta Express
string(63) "gazetari-serb-shperthen-ndaj-vuciqit-eshte-nje-m-i-madh-me-lula"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2023 7:56

Gazetari serb shpërthen ndaj Vuçiqit: Është një m** i madh me lula

Lajme

Gazeta Express

26/05/2023 7:56

Gazetari serb nga Kosova, Branislav Kërrstiq ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, është “m** i madh me lula”.

Ky reagim i gazetari vije pas deklaratës së tij se derisa Vuçiqi të jetë në pushtet, serbët e veriut do të jenë viktima të politikës së tij monstuoze.

Lexo Edhe:

“Derisa Vuçiqi është në Beograd, ne serbët do ta kemi pushtetin e Listës Serbe. Ne do të vazhdojmë ta jetojmë jetën tonë si viktima të një politike monstruoze. Serbët e veriut kurrë se kanë tradhtuar Beogradin. Në fund Beogradi i ka tradhtuar serbët. Vuçiq është një m** i madh me lula që nuk i kupton sendet“, u shpreh Kërstiq i nervozuar në Kanal 10.

“Tash ai që e ka atë psiko-terapinë, më duket se nuk është duke i pirë barnat me kohë”, shtoi tutje gazetari.

Sipas Kërstiqit, paralajmërimi i presidentit serb për organizimin e një mitungu i paraparë të mbahet sot, po bëhet për t’i treguar botës për mbështetjen e popullit që kinse e ka.

Për këtë miting ai thotë se Vuçiqi i ka obliguar 80% të serbëve të veriut që të marrin pjesë.

“Vuçiqi i ka angazhuar edhe serbët e Dodoikut që të shkojnë në Beograd e të marrin pjesë në protestë. Tash ai po do me i tregu botës që e ka mbështetjen e kinse popullit. 80% e serbëve me buxhetin e Kosovës, janë të obliguar të shkojnë në protestat në Beograd. Ata që i kanë marrë banesat nga Vuçiqi, edhe ata janë të obliguar.”, deklaroi Kërstiq