Sipas gazetarit italian Nicolò Schira, trajneri portugez José Mourinho ka arritur marrëveshje personale me Real Madrid për një kontratë që do ta mbante në “Santiago Bernabéu” deri në vitin 2028.
Raporti thekson se klubi madrilen tashmë është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit te Benfica, për ta rikthyer “The Special One” në kryeqytetin spanjoll.
Ky rikthim do të ishte një nga lëvizjet më të bujshme të futbollit europian, pasi Mourinho kishte drejtuar më parë madrilenët nga viti 2010 deri në 2013, periudhë në të cilën fitoi titullin e La Ligës, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.
Emri i Mourinhos është lidhur shpesh me rikthime spektakolare gjatë karrierës së tij, por një rikthim te Real Madrid do të sillte sërish një figurë karizmatike dhe me eksperiencë të jashtëzakonshme në pankinën e “Los Blancos”.