Dy persona janë arrestuar pasi ia kanë grabitur 20 euro një shtetasi kinez në Prishtinë.
Ata e kishin kërcënuar atë me thikë.
“Rr. Enver Zymberi, Prishtinë 15.05.2026 – 13:35. Viktima mashkull shtetas kinez, ka informuar se dy persona meshkuj nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur 20€. Nuk raportohet për lëndime. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, tha policia në raportin 24 orësh.