Gazetari i FAZ dhe Knaus nga ESI i kundërpërgjigjen Vuçiqit për Asociaiconin dhe anëtarësimin e Kosovës në KiE - Gazeta Express
string(110) "gazetari-i-faz-dhe-knaus-nga-esi-i-kunderpergjigjen-vuciqit-per-asociaiconin-dhe-anetaresimin-e-kosoves-ne-kie"

Gazetari i FAZ dhe Knaus nga ESI i kundërpërgjigjen Vuçiqit për Asociaiconin dhe anëtarësimin e Kosovës në KiE

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 10:40

Gazetari i FAZ, Michael Martens dhe Gerald Knaus nga “ESI” i janë kundërpërgjigjur presidentit serb, Aleksander Vuçiq, pasi ky i fundit i ka përmendur në një adresim para mediave, shkruan Gazeta Express.

Martens ka shkruar se presidenti serb Vuçiq e ka bërë shprehi që të reagojë për artikujt e gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung dhe ka shtuar se mbase ambasada gjermane në Beograd mund ta ndihmojë presidentin serb me përkthim të artikujve. 

Lexo Edhe:

”Është bërë një shprehi për presidentin serb Aleksandër Vuçiq që të reagojë për artikujt e publikuar në FAZ. Në rregull. Por a mundet Ambasada Gjermane t’i ofrojë përkthim më të saktë të artikujve të FAZ për të cilët ai diskuton?”, ka pyetur Martens.

Edhe Gerald Knaus nga ESI i është përgjigjur presidentit serb, duke thënë se si organizatë janë për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. 

Knaus në një video të shkurtër thotë se presidenti serb e ka keqkuptuar atë çfarë ESI ka thënë rreth Asociacionit dhe rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Knaus ka potencuar se janë për krijimin e një Asociacioni në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. /Express