Selektori i kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso ka zbuluar se Federico Chiesa e ka refuzuar përsëri ftesën nga “Azzurët”: “Më duhet të respektoj atë çka thonë lojtarët e m”.
Anësori i Liverpoolit, Chiesa ka vendosur që mos të luajë për Italinë gjatë këtij pushimi ndërkombëtar.
Vendimi nga ish-lojtari i Juventusit është konfirmuar nga Gattuso gjatë një konference për shtyp ditën e sotme.
“Shpesh flas me të. Duhet të respektojmë vendimet dhe problemet që secili nga ne i ka. E dimë mirë se çka i thëmi njëri-tjetrit dhe më duhet të respektoj atë se çka më thonë lojtarët e mi. Nuk mund të them diçka më shumë”, tha ai.
“Football Italia” raporton se gazetarët dëshironin të kuptonin me të vërtetë nëse lojtari ka vendosur ashtu, apo Gattuso, dhe me përgjigjen e tij, selektori italian bëri me dije se kjo nuk ishte hera e parë që Chiesa refuzon kombëtaren.

“Po, është hera e katërt ose e pestë që po e shpjegoj këtë”, tha Gattuso.
Chiesa nuk ka luajtur për kombëtaren e Italisë që nga Evropiani i 2024-s.
Ish-ylli i Juventusit ka pasur vështirësi me lëndime sezonin e kaluar, por ka nisur sezonin e ri më mirë, duke shënuar dy gola e duke dhuruar tri asistime në 12 paraqitje me Liverpoolin në të gjitha garat.
Pavarësisht se nuk është një startues i rregullt, tifozët e Liverpoolit e votuan Chiesan si lojtari më i mirë i muajit shtator./GazetaExpress/