Gashi: S'më ka pëlqyer fare që Kurti i priti në qeveri politikanët nga Maqedonia - Gazeta Express
string(78) "gashi-sme-ka-pelqyer-fare-qe-kurti-i-priti-ne-qeveri-politikanet-nga-maqedonia"

Gashi: S’më ka pëlqyer fare që Kurti i priti në qeveri politikanët nga Maqedonia

Gazeta Express

25/04/2024 21:28

Analisti Shkëlzen Gashi pati kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili i kishte pritur liderët e disa partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut në kryeministri.

Ai tha se takimi është dashur të mbahej në zyrën e Vetëvendosjes dhe nga aty Kurti do të mund t’i mbështeste si subjekt politik.

Lexo Edhe:

“Kjo me foto, s’mu ka dok as mua në rregull. Shko te zyra e Vetëvendosjes dhe mbështeti si subjekt politik është tjetër send. Unë me këto përzierjet nuk jam dakord, as të Shqipërisë në Kosovë as të Kosovës në Shqipëri e as të Kosovës në Maqedoni. Ideja jem është që shqiptarët e Maqedonisë duhet me u forcu atje vetë”, tha Gashi në Pressing, transmeton Express.