Gashi nuk jep qëndrim për nismën e IKD-së për kriminalizimin e shpërndarjes së fondeve publike - Gazeta Express
string(95) "gashi1-nuk-jep-qendrim-per-nismen-e-ikd-se-per-kriminalizimin-e-shperndarjes-se-fondeve-publike"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 20:51

Gashi nuk jep qëndrim për nismën e IKD-së për kriminalizimin e shpërndarjes së fondeve publike

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 20:51

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Liza Gashi, nuk është deklaruar nëse do ta përkrahë nismën e Institutit të Kosovës për Drejtësi për kriminalizimin e shpërndarjes së fondeve publike para fillimit të fushatës zgjedhore.

Në emisionin “Tempus”, Gashi u pyet nëse do ta mbështeste një nismë të tillë të IKD-së, por tha se nuk mund të japë përgjigje pa e parë fillimisht propozimin konkret.

“Nuk mund të jap një përgjigje për një nismë të tillë…”, deklaroi ajo.

Tutje, kandidatja e LVV-së tha se fushata zgjedhore ende nuk ka filluar dhe se opozita, nëse ka kundërshtime për mënyrën e veprimit të Qeverisë, duhet të përballet për këtë çështje në Kuvendin e Kosovës.

“Po besoj që ju e dini që fushata zgjedhore nuk ka filluar. Nëse opozita beson që kjo formë e punës që jemi duke e bërë, le të ballafaqohet në Kuvend të Kosovës”, tha Gashi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement