Gashi: Ju garantoj se nuk e kemi marrë asnjë cent nga ndeshja me Vllazninë e Pozheranit - Gazeta Express
string(86) "gashi-ju-garantoj-se-nuk-e-kemi-marre-asnje-cent-nga-ndeshja-me-vllaznine-e-pozheranit"

Gashi: Ju garantoj se nuk e kemi marrë asnjë cent nga ndeshja me Vllazninë e Pozheranit

Sport

Gazeta Express

14/04/2024 23:24

Presidenti i klubit të Ulpianës, Jeton Gashi, ka mohuar kategorikisht se ai apo klubi i tij ka përfituar financiarisht nga ndeshja e fundit, ndaj Vllaznisë në Ligën e Parë.

Siç dihet, kjo ndeshje është konfirmuar nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) se ka qenë e kurdisur, me ç’rast edhe ka përjashtuar të dy klubet nga Liga e Parë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

I ftuar sonte në emisionin “Favorit”, Gashi mohoi se nga kjo ndeshja ka përfituar dikush financiarisht.

Ai gjithashtu zbuloi se edhe sponsorët janë larguar pas vendimit për përjashtimin e klubit.

“Ju garantoj se nuk e kemi marrë asnjë cent nga ndeshja me Vllazninë e Pozheranit, as nga bastorja as nga Vllaznia, e as nga askush. Edhe sponsorët na u larguan menjëherë”, deklaroi Gashi.

/Gazeta Express/