Gashi godet Kurtin: Në shëtitjen nëpër komuna po bëhen grumbull nga 50 zyrtarë - Gazeta Express
string(77) "gashi-godet-kurtin-ne-shetitjen-neper-komuna-po-behen-grumbull-nga-50-zyrtare"

Gazeta Express

08/04/2020 13:31

Gashi godet Kurtin: Në shëtitjen nëpër komuna po bëhen grumbull nga 50 zyrtarë

Gazeta Express

08/04/2020 13:31

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kritikuar qeverinë në detyrë në krye me Albin Kurtin, për të cilët thonë se po shkojnë nëpër komuna të vendit me më shumë se 50 zyrtarë, pikërisht në javët më kritike të përhapjes së koronavirusit, raporton Gazeta Express.

Gashi ka shkruar në Facebook se qeveria me 18 anëtarë po i mban mbledhjet në distancë, si masë mbrojtëse kundër virusit, derisa po shkojnë në numër të madh në vizita nëpër komuna.

Lexo Edhe:

Nëse Qeveria mban mbledhjet (me 18 anëtarë të Qeverisë) në distancë, si masë mbrojtëse kundrejt Covid-19, bën thirrje në vazhdimësi për respektim të masave të ndërmarra nga institucionet relevante për të qëndru në shtëpi, qysh mundet me arsyetu shëtitjen nëpër komuna të Kosovës – ku bashkë me delegacion pritës bëhen rreth 50 zyrtarë, pikërisht në javët më kritike të përhapjes potenciale të virusit”, ka shkruar ai. /Express/