Garuesit e ekipit “Polici” fitojnë medalje në Çeki - Gazeta Express
string(48) "garuesit-e-ekipit-polici-fitojne-medalje-ne-ceki"

Sporte tjera

Gazeta Express

15/05/2023 9:12

Garuesit e ekipit “Polici” fitojnë medalje në Çeki

Sporte tjera

Gazeta Express

15/05/2023 9:12

Klubi i xhudos “Polici” vazhdon të jetë mjaft aktiv me pjesëmarrje në turne të ndryshëm ndërkombëtarë.

E sfida e radhës për klubin prishtinas ishte ajo e Novy Bydzovit në Republikën e Çekisë.

Kjo ishte gara më e madhe deri tash në Evropën lindore, në të cilën morën pjesë 1250 garues nga 10 shtete, shkruan “Gazeta Express”.

Në këtë garë, klubin kosovar e përfaqësuan pesë garues, ndërsa prej tyre tre morën medalje.

Diar Jashari U-21 deri në 81 kilogramë e fitoi medaljen e bronztë.

Florian Gërguri U-21 deri në 66 kilogramë po ashtu ishte i bronztë, kurse Zani Hyska në U-12 deri në 50 kilogramë e kompletoi koleksionin e medaljeve të Kosovës me një tjetër të bronztë.

Ndërsa, Stina Hyska dhe Ana Sopjani mbetën pa medalje. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement