Gara për drejtimin e ‘FBI-së’ shqiptare, kandidatët dalin para makinës së të vërtetës - Gazeta Express
string(82) "gara-per-drejtimin-e-fbi-se-shqiptare-kandidatet-dalin-para-makines-se-te-vertetes"

Gazeta Express

16/02/2020 20:13

Gara për drejtimin e ‘FBI-së’ shqiptare, kandidatët dalin para makinës së të vërtetës

Gazeta Express

16/02/2020 20:13

Tetë kandidatet e përzgjedhur për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, 7 pret të cilëve me formim policor dhe 1 prokuror, do t’i nënshtrohen kësaj jave testit të poligrafit.

Pajisja dhe ekspertët e ardhur nga SHBA do të mbikëqyrin dhe do të zhvillojnë procesin, nga ku më pas kandidatët do t’i nënshtrohen edhe intervistave që do të jetë edhe faza finale.

Lexo Edhe:

Postit të drejtuesit te BKH-së i është dhënë shumë rëndësi nga ekspertët, e huaj të cilët po asistojnë në prokurorinë e posaçme antikorrupsion në fazën e ngritjes së institucioneve të reja.

Emri i përzgjedhur nga komisionit do ti dërgohet me pas KLP-së, e cila do te përcaktoj edhe drejtuesin e BKH-së I cili më pas do të vazhdoje procedurën me zgjedhjen e zëvendësit të tij dhe 40 OPGJ-ve, të cilët do t’i nënshtrohen të njëjtës përzgjedhje dhe do të kryejnë një trajnim në SHBA.

Deri në krijimin e kësaj strukture mbështetëse të SPAK veprimet po kryhen nga OPGJ-të e ish prokurorisë së krimeve të rënda të cilët kanë dhënë pëlqimin të qëndrojnë në detyrë deri në krijimin e byrosë kombëtarë të hetimit. Aktualisht ish-godina e prokurorisë së krimeve të renda ku është vendosur SPAK po i nënshtrohet një rikonstruksioni për t’iu përshtatur ndryshimeve të reja. Në këtë godinë do të vendoset edhe një repart përgjimesh që do të ndihmojë hetimet e kësaj strukture./oranews