Fury: Wilder luftëtar dhe do të rikthehet, por unë jam mbreti - Gazeta Express
string(59) "fury-wilder-luftetar-dhe-do-te-rikthehet-por-une-jam-mbreti"

Fury: Wilder luftëtar dhe do të rikthehet, por unë jam mbreti

Gazeta Express

23/02/2020 9:48

Tyson Fury ka thënë se pret që Deontay Wilder të bëjë kërkesë për meçin e tretë kundër tij, pasi ia ndërpreu mbretërimin pesëvjeçar amerikanit si kampion bote në kategorinë e rëndë në WBC, të shtunën në Las Vegas.

Wilder, i pamposhtur deri në rimeçin e së shtunës mbrëma, u rrëzua dy herë para se ekipi i tij ta hidhte peshqirin në ring në rundin e shtatë, duke e dorëzuar luftën, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Britaniku Fury beson se Wilder është luftëtar dhe do të kërkojë një meç tjetër, i cili do të ishte i treti mes tyre.

“E di që ai është luftëtar dhe do të kërkojë luftë”, tha Fury pas meçit.

Bazuar në marrëveshjen e tyre për rimeç, Wilder i ka 30 ditë për të kërkuar tjetër meç me Furyn.

Kampioni i ri Fury fitoi pas shtatë rundeve shkatërruese në MGM Grand Arena në SHBA.

Në meçin e parë mes vetë para 15 muajve nuk pati fitues.

“Të gjithëve që kanë vesh u pata thënë se Gypsy King do të rikthehej në fron”, tha Fury.

“Të gjithë më nënvlerësuan, por unë jam shkatërrues. S’është keq për dike me grushte si jastëk”, shtoi ai. /Gazeta Express/