Fury mëson bashkëshorten si ta nokautojë Wilderin - Gazeta Express
string(49) "fury-meson-bashkeshorten-si-ta-nokautoje-wilderin"

Gazeta Express

18/04/2020 16:53

Fury mëson bashkëshorten si ta nokautojë Wilderin

Gazeta Express

18/04/2020 16:53

Në një lidhje direkte me ndjekësit e tij në Instagram, Tyson Fury tregoi se si po e mësonte bashkëshorten e tij Paris të boksojë ashtu siç kishte bërë ai kur e kishte nokautuar Deontay Wilderin.

Deontay Wilder, 34-vjeçar, e pësoi disfatën e parë në karrierë në shkurt, kur u mposht nga britaniku Tyson Fury dhe e humbi titullin e WBC-së në kategorinë e peshave të rënda në boks, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fury e rrëzoi Wilderin në dysheme dy herë në rundet tre dhe pesë, para se ekipi i amerikanit ta hidhte peshqirin në ring në rundin e shtatë, duke e dorëzuar meçin.

Wilderi e pësoi një çarje në vesh pas një serie grushtesh nga Fury, gjë që çoi në dorëzimin e meçit nga ana e ekipit të tij, përkundër ai këmbënguli më vonë se ishte mirë.

E tani, përderisa është duke u vetizoluar në shtëpinë e tij, Fury po i ndan disa prej seancave të tij stërvitore nga shtëpi. Së fundi, ai e bëri këtë bashkë me gruan e tij, Paris, të cilën e mësonte se si ta nokautojë Wilderin.

Fury kishte tentuar ta përfshirë edhe Anthony Joshuan në një video të tij të tillë, mirëpo 30-vjeçari s’kishte pranuar. /Gazeta Express/