Fury: Joshuas ia heq kapelën, Wilderi s’është burrë - Gazeta Express
string(48) "fury-joshuas-ia-heq-kapelen-wilderi-seshte-burre"

Fury: Joshuas ia heq kapelën, Wilderi s’është burrë

Gazeta Express

12/11/2020 12:01

Tyson Fury e lartësuar Anthony Joshuan për burrërinë dhe klasin e treguar në humbje, derisa e ka pyetur veten përse Deontay Wilder nuk ka vepruar njëlloj kur është mposhtur nga ai.

Wilder ka gjetur shumë arsyetime për humbjen kundër Fury në shkurt, në një meç për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në WBC, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndër to veshja me të cilën ishte futur në ring, lëndimi i bicepsit, trajneri “i pabesë” etj.

Për më tepër, boksieri amerikan i ka bërë edhe disa akuza të pabaza për dorëzat e kundërshtarit të tij britanik si arsye e mundshme për humbjen e shkurtit.

Duke folur për talkSPORT, Fury tha se ishte mahnitur sesi Joshua u kthye nga humbja ndaj Andy Ruiz Jr dhe u hakmor në rimeç.

“Me sa klasë. Dëgjo, ne jemi rivalë dhe të tillë kemi qenë për një kohë të gjatë por unë duhet të flas sinqerisht”, tha Fury.

“Joshua e pranoi humbjen si burrë, e pranoi atë si sportist i vërtetë; e pranoi me qetësi dhe përulësi”, shtoi ai.

“Ai e dinte se kishte gabuar. Ai nuk tha se pse, ai nuk gjeti arsye, nuk e dëgjova duke u arsyetuar. Ai thjesht tha: ‘Të lumtë, shihemi në meçin e radhës’. Shpresoj se edhe unë do të sillem kështu nëse më ndodh e njëjta gjë”, nënvizoi ai.

“Kemi parë shumë gjëra ndër vite – arsyetimet e Wilderit dhe të tjerëve kur e humbin ndonjë ndeshje për çfarëdo arsye ata gjithmonë thonë: ‘Këmbën e kisha të lënduar, krahun e kisha të lënduar’. Ose mos u fut në ring dhe shtyje meçin, ose mos e përmend lëndimin pas meçit nëse vendos të futesh në ring. Nuk duhet ta marrësh lavdinë nga fitorja e dikujt tjetër”, theksoi Fury.

Ai shtoi: “Joshuas ia heq kapelën. Tregoi shumë klasë”. /Gazeta Express/