Fury e quan Wilderin bombë atomike në prag të meçit kundër tij në fundjavë - Gazeta Express
string(74) "fury-e-quan-wilderin-bombe-atomike-ne-prag-te-mecit-kunder-tij-ne-fundjave"

Fury e quan Wilderin bombë atomike në prag të meçit kundër tij në fundjavë

Sporte tjera

Gazeta Express

04/10/2021 14:41

Deontay Wilderi është një bombë atomike dhe boksieri më i rrezikshëm në kategorinë e rëndë tani, thotë Tyson Fury, i cili po përgatitur për luftën e trilogjisë me amerikanin.

Fury e fitoi titullon e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në ËBC, duke e mposhtur Wilderin në rimeçin e shkurtit 2020, pasi lufta e parë mes tyre kishte përfunduar në barazim, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ata do të përballen për herë të tretë të shtunën në Las Vegas.

Duke folur para trilogjisë, Fury tha se shumë njerëz nuk po i japin mundësi fitimi Wilderit, gjë me të cilën nuk pajtohet britaniku.

“Shumë njerëz e shohin Wilderin pa gjasa në këtë luftë. Ata e shohin atë si një vagabond. Sikur ai nuk mund të luftojë dhe është i padobishëm. Nuk mund të mos i jepesh gjasa atij”, tha Fury.

Humbja ndaj Furyt është disfata e vetme e Wilderit në karrierën e tij si profesionist dhe britaniku, i cili do të futet në këtë luftë si favorit i pastër, synon ta vazhdojë rekordin e vet në 32 luftëra pa humbje.

“Mos u gaboni, Deontay Wilder është boksieri më i rrezikshëm në kategorinë e rëndë. Edhe nëse i bashkon të gjithë boksierët nuk mund ta krijosh një rrezik si Wilderi. Ja pra me çfarë kam punë unë. Po luaj me një bombë atomike”, shtoi ai. /Gazeta Express/