Fundjava e sjell adrenalinën e garave të automobilizmit - Gazeta Express
string(55) "fundjava-e-sjell-adrenalinen-e-garave-te-automobilizmit"

Fundjava e sjell adrenalinën e garave të automobilizmit

Gazeta Express

02/10/2020 17:30

Të dielën, në Ferizaj, vazhdon Kampionati i Kosovës në automobilizëm, ndërsa në radhë është gara e tretë në disiplinën e auto sllallomit, në konkurrencën e femrave dhe të meshkujve.

Lexo Edhe:

Gara pritet me interesim të madh duke marrë parasysh konkurrencën për renditje sa më të mirë në plasmanin përfundimtar.

Paraqitja në garë bëhet prej orës 09:00-10:30, për të vazhduar më pas me verifikimin e dokumentacionit dhe kontrollin teknik të veturave.

Pas procedurave tjera të zakonshme, vozitjet testuese fillojnë në orën 12:00, ndërsa 15 minuta pas përfundimit të tyre, fillon gara zyrtare në konkurrencën e femrave.

Auto Klubi Ferizaj në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK) i kanë marrë të gjitha masat për rrjedhë sa më të mirë të garës.

Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë (QKMF Ferizaj) dhe Brigada e Zjarrfikësve do të jenë aty për të asistuar në çdo eventualitet. /Gazeta Express/