Fshati Nepolë me mesazh për Hagën - Gazeta Express
string(33) "fshati-nepole-me-mesazh-per-hagen"

Lajme

Gazeta Express

28/11/2020 9:30

Fshati Nepolë me mesazh për Hagën

Lajme

Gazeta Express

28/11/2020 9:30

Njëri nga fshatrat më të mëdha në lugun e Baranit, i banuar kryesisht me katolik – Nepola, ka zgjedhur ditën e Flamurit për t`i dërguar mesazh Gjykatës së Hagës. 

Përmes një pankarte me krerët e UÇK’së në njërën anë dhe Nënën Terezë në anën tjetër, karshi shtatores së heroit Gjergj (Galan) Krasniqit, kanë dashur t’i tregojnë dhomave të Specializuara se komuniteti katolik ka luftuar për krah me vëllezërit e tyre mysliman.  

Lexo Edhe:

Gjithashtu kanë synuar të tregojnë se kjo ndarje që është bërë nga prokurorët e Hagës as që është menduar gjatë kohës së luftës, e as pas luftës.  

Ata kanë shfaqur nervozen e tyre për cilësimet e kësaj gjykate se gjoja kanë qenë të sulmuar nga UÇK’ja. 

Deklarata e famshme e ish zëdhënësit të UÇK’së Jakup Krasniqit – se nuk është as mysliman e as katolik por është vetëm shqiptar – i ka bërë drejtuesit e këtij fshati që ta respektojnë figurën e Krasniqit duke e radhitur si të parin në këtë pankartë. 

Nepola, gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka pasur me dhjetëra luftëtar dhe dëshmorë.