Fredi Beleri u la në burg nga Apeli, reagon Greqia: Trajtim i padrejtë, arsyet janë politike - Gazeta Express
string(89) "fredi-beleri-u-la-ne-burg-nga-apeli-reagon-greqia-trajtim-i-padrejte-arsyet-jane-politike"

Shqiperi

Gazeta Express

01/06/2023 15:47

Fredi Beleri u la në burg nga Apeli, reagon Greqia: Trajtim i padrejtë, arsyet janë politike

Shqiperi

Gazeta Express

01/06/2023 15:47

Gjykata e Posaçme e Apelit nuk ka pranuar kërkesën e avokatit, duke lënë në burg Fredi Belerin, kandidatin fitues në zgjedhjet vendore për Bashkinë e Himarës, me dyshimet e përfshirjes në shit-blerje të votës.

Pas këtij vendimi ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme në Greqi, e cila thekson se vendimi është kundër dispozitave të shtetit.

Lexo Edhe:

Në deklaratë thuhet: Vendimi refuzues i sotëm ndaj Apelit të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri dhe lënia në paraburgim nuk rezulton të përputhet me dispozitat e shtetit të së drejtës, si dhe nuk është trajtim i drejtë i një përfaqësuesi të zgjedhur të pushtetit lokal, pasi, siç  vihet re nga Njoftimi i Gjykatës së Posaçme të Shqipërisë është i vetmi i arrestuar në 31 akuza të ngritura për shkelje të rregullores zgjedhore. Vendimi gjithashtu ngre pikëpyetje për ekzistencën e arsyeve politike në mbajtjen në paraburgim, pasi shkakton pengesa esenciale në marrjen e detyrës si kryebashkiak.

Beleri i tha Gjykatës së Apelit se çështja ndaj tij është ndërtuar pa prova dhe nuk vërtetohet që ai ka dhënë para për të siguruar vota në zgjedhjet e 14 Majit. Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, pas dhënies së 40 mijë lekëve për 8 vota një të infiltruari të Prokurorisë.

/Gazeta Express