Françeska-Romeos: Pse u largove nga suita, kishe frikë mos të hante Heidi? - Gazeta Express
string(71) "franceska-romeos-pse-u-largove-nga-suita-kishe-frike-mos-te-hante-heidi"

Françeska-Romeos: Pse u largove nga suita, kishe frikë mos të hante Heidi?

Rozë

Gazeta Express

24/04/2024 14:44

Surpriza e “Vëllait të Madh” për Romeon dhe Heidin, ka ndezur debatet në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Por më shumë sesa suita për çiftin, banorëve u ka bërë përshtypje sjellja e Romeos mbrëmjen e djeshme pas spektaklit i cili e la për të dashurën e tij në dhomë dhe më pas ju bashkua banorëve të tjerë në oborr, ku nisi të debatonte me Julin. Ky detaj është komentuar edhe sot dhe Françeska e ka pyetur me ironi se mos ndoshta kishte frikë të rrinte me Heidin dhe iu bashkua banorë të tjerë.

Pjesë nga debati:

Lexo Edhe:

Françeska: Ne ishim të gjithë xhelozë, për atë dhomë fantastike dhe donim ne ta shijonim atë dhomë dhe po thoshim: O sa me fat, Romeo dhe Heidi për këtë dhuratë fantastike dhe ne të gjithë do të donim të ishim në atë dhomë dhe ti doje të ishe këtu me ne

Romeo: Që mos të ndiheshit keq ju erdhëm këtu me ju

Françeska: Ishte pak e çudtishme, çfarë kishe Romeo, kishe frikë të rrije vetë te dhoma, kishe frikë se mos të hante?

Romeo: Kisha shumë frikë.

Françeska: Më bëri pak përshtypje, në fakt të gjithëve na bëri përshtypje. Zgjodhe të rrije këtu të ziheshe me ne dhe jo të rrije në privatësi.

Romeo: Shumë mirë, ç’të keqe ka. Nuk doja të zihesha me asnjë njeri unë, më futën në debat, nuk hapa asnjë debat.

Françeska: Ne po hanim dakrën tonë dhe erdhe ti duke kërkuar debat në vend që të shijoje privatësinë.