Franca mbyll derën për Zidane, Deschamps nuk do të largohet pa i përfunduar kontrata - Gazeta Express
string(83) "franca-mbyll-deren-per-zidane-deschamps-nuk-do-te-largohet-pa-i-perfunduar-kontrata"

Sport

Gazeta Express

26/03/2024 17:16

Franca mbyll derën për Zidane, Deschamps nuk do të largohet pa i përfunduar kontrata

Sport

Gazeta Express

26/03/2024 17:16

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), Philippe Diallo, ka hedhur poshtë mundësinë e angazhimit te Zinedine Zidane te Kombëtarja e Francës.

Sipas tij, kjo nuk do të mund të ndodhë të paktën deri në vitin 2026, kur edhe i skadon kontrata trajnerit aktual të “Gjelave”, Didier Deschamps, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Duke folur në një intervistë për “Le Figaro”,  Diallo siguroi që pavarësisht performancës së Francës në Kampionatin Evropian “Euro 2024” të kësaj vere, puna e Deschamps është e sigurt.

Deschamps kishte nënshkruar rinovimin e kontratës pas Kupës së Botës 2022, pas dakordimit me presidentin e atëhershëm të FFF-së, Noël Le Graët, i cili ishte larguar pastaj nga ai post.

Megjithatë, largimi i tij nuk ka cenuar autoritetin e Deschamps dhe as sigurinë e tij në pozitën e selektorit në ekipin kombëtar. Zidane e ka kërkuar prej kohësh rolin e Deschamps dhe rreth kohës së rinovimit të Deschamps u fol për ardhjen e tij. Megjithatë, Diallo e ka mbyllur derën, të paktën tani për tani.

“Zinedine Zidane është një nga monumentet e futbollit francez, kjo është gjëja e parë, që është të tregosh mirënjohje për gjithçka që i ka sjellë popullit francez. Por, pastaj është gjëja tjetër, që është se ne kemi trajnerin më të mirë në futbollin francez deri në vitin 2026. Kjo është gjithçka që duhet thënë”, deklaroi Diallo.

Zidane është pa skuadër që nga viti 2021, kur ishte larguar nga Real Madridi. /Gazeta Express/