Prokuroria Speciale, në rastin e njohur si “Reçaku II”, së bashku me Policinë e Kosovës, kanë bërë arrestimin e pesë personave. Pas operacionit, në një konferencë për media, prokurori special Ilir Morina ka dhënë detaje.
Prokurori, ndau edhe dy nga fotot e personave të dyshuar, duke treguar se janë identifikuar përmes dy video-incizimeve.
Foto:


Në fjalën e tij hyrëse, prokurori Morina, tha para mediave “Prokuroria ka ngritë një aktakuzë për rastin e Masakrës së Reçakut në dhjetor të vitit të kaluar, hetimet nuk kanë përfunduar. Kemi vazhdu me mbledhjen e dëshmive të rëndësishme. Hetimet që kemi zhvilluar këto gjashtë muaj, kemi arritë të identifikojmë disa persona që kanë qenë pjesë e Njësive të policisë së Serbisë në atë kohë, që kanë marrë pjesë në aksionin e 15 janarit 1999 në fshatin Reçak”, transmeton Gazeta Express.
“Pasi kemi siguruar prova të mjaftueshme, kemi kërkuar urdhër-arrestin dhe urdhërkontrollin, gjykata ka aprovuar kërkesën tonë. Sot kemi ekzekutuar urdhërin, kemi arrestuar pesë persona, të përfshirë në kryerjen e masakrës së Reçakut”, u shpreh prokurori.