Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për Gazetën Express se sot rreth orës 11:50, në fshatin Kobaj, Prizren, është raportuar për një përleshje me mjete të forta ndërmjet dy familjeve, kushërinj mes vete.
Ai tha se “si pasojë e lëndimeve të marra nga një mjet i mprehtë (thikë), ka humbur jetën një mashkull rreth 27 vjeç, ndërsa një person tjetër (babai i viktimës), mashkull rreth 57 vjecar ka pësuar, lëndime”.
Personat e dyshuar, si dhe familjarët e viktimës, janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore, si dhe eprorët nga Stacioni Policor Prizren dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren. Policia ka ndërmarrë masa sigurie me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë së personave të përfshirë”, tha Bytyqi.
“Policia, në koordinim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rasti”, përfundoi ai.