Fotoja e Ibrahim Rugovës në Parlamentin Evropian, Osmani: Moment i veçantë - Gazeta Express
string(72) "fotoja-e-ibrahim-rugoves-ne-parlamentin-evropian-osmani-moment-i-vecante"

Fotoja e Ibrahim Rugovës në Parlamentin Evropian, Osmani: Moment i veçantë

Lajme

Gazeta Express

22/06/2022 19:51

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë një foto ku shihet ajo së bashku me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, duke shikuar një foto të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Osmani po qëndron në Bruksel ku, me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, ajo do ta përfaqësojë Kosovën në takimin e krerëve të Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor

Lexo Edhe:

“Një moment i veçantë sot në Parlamentin Evropian.”, ka shkruar ajo në foton ku shihet së bashku me Metsolan duke e shikuar së bashku fotografinë. /Gazeta Express/