Formula 1: Bottas triumfon në Turqi, Verstappen e kalon Hamiltonin në renditje - Gazeta Express
string(76) "formula-1-bottas-triumfon-ne-turqi-verstappen-e-kalon-hamiltonin-ne-renditje"

Formula 1: Bottas triumfon në Turqi, Verstappen e kalon Hamiltonin në renditje

Sporte tjera

Gazeta Express

10/10/2021 19:16

Valteri Bottas triumfon në garën e Turqisë, duke regjistruar edhe suksesin e tij të 10 në karrierë.

Në një garë të shoqëruar fillimisht nga reshjet e shiut dhe më pas një pistë e lagur thuajse deri në fund, finlandezi u nis i pari dhe ia doli të ruajë mjaft mirë pozitat e tij.

Lexo Edhe:

Vetëm vendi i dytë për pilotin e Red Bull, Max Verstappen, i cili ia del të parakalojë sërish Lewis Hamilton në renditjen e përgjithshme, duke përfituar nga fakti që kampioni i botës u nis i 11-ti dhe ia doli ta mbyllë garën në vendin e pestë.

Verstappen udhëheq tashmë renditjen me 262.5 pikë, 6 më tepër se britaniku i Mercedes, duke premtuar për një fund sezoni mjaft emocionues, duke qenë se kanë mbetur edhe 6 gara deri në fund.

Podiumi u kompletua nga Red Bulli i Sergio Perez, i cili gjithashtu bëri një garë mjaft të mirë.

Vetëm vendi i katërt për Charles Leclerc, që fillimisht provoi të shkojë deri në fund pa ndryshuar gomat, por u detyrua të ndryshojë plan në xhirot e fundit, pasi po humbte shumë terren.