Barcelona, e drejtuar nga Hansi Flick, ka publikuar formacionin zyrtar për sfidën e Copa del Rey kundër Racing Santander, që do të zhvillohet në Estadio El Sardinero.
Trajneri gjerman ka bërë disa ndryshime të dukshme, por duke ruajtur një ekip të fortë:
Portieri: Joan Garcia
Mbrojtja: Jules Kounde, Gerard Martin, Pau Cubarsi, Alejandro Balde
Mesfusha: Marc Bernal, Marc Casado, Dani Olmo
Sulmi: Ferran Torres, Lamine Yamal, Marcus Rashford
Formacioni tregon besimin e trajnerit te të rinjtë e La Masia-s, me Marc Bernal që starton për herë të dytë këtë sezon në një ndeshje zyrtare, dhe mbrojtësi Gerard Martin merr vendin e Eric Garcia në qendër të mbrojtjes.
Barcelona synon të marrë kualifikimin për në çerekfinale dhe pritet një ndeshje e vështirë përballë ekipit të Segunda División, që ka surprizuar më parë duke eliminuar Villarreal. /GazetaExpress
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...