Fondet për tërmetin, Ambasadorja e SHBA: Transparenca esenciale - Gazeta Express
string(61) "fondet-per-termetin-ambasadorja-e-shba-transparenca-esenciale"

Gazeta Express

20/02/2020 18:17

Fondet për tërmetin, Ambasadorja e SHBA: Transparenca esenciale

Gazeta Express

20/02/2020 18:17

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim i është referuar sërish ngritjes së një akademie të transparencës, e cila do të merret në detaje me fondet që Shqipëria do të marrë nga shtetet e huaja për procesin e rindërtimit.

Përmes një mesazhi në rrjetin social, Yuri Kim shkruan se transparenca dhe llogaridhënia janë esenciale për rindërtimin.

Lexo Edhe:

Transparenca dhe llogaridhënia janë esenciale. Kjo është arsyeja se përse SHBA-të do të krijojnë një akademi të re të transparencës, për të mbështetur një qeverisje transparence, të përgjegjshme para qytetarëve dhe një trajnim anti-korrupsion.’-shkruan ambasadorja, teksa ripërcjell mesazhin e ambasadorit të BE-së në Tiranë Luigi Soreca.

“Konferenca e Donatorëve në Bruksel ishte një sukses i madh. Tani është e rëndësishme për të siguruar mekanizma të qartë, efikas, pjesëmarrës dhe transparent të financimit që lejojnë përgjegjshmërinë për fondet. Të krijojë hapësirë për të gjithë donatorët për të ekzekutuar zotimin e tyre. 9 parimet do ta udhëheqin këtë punë.”-shkruante Soreca.