Foncesca e sheh Ramosin si zëvendësues të Benzemas - Gazeta Express
string(50) "foncesca-e-sheh-ramosin-si-zevendesues-te-benzemas"

Futboll

Gazeta Express

08/12/2022 13:19

Foncesca e sheh Ramosin si zëvendësues të Benzemas

Futboll

Gazeta Express

08/12/2022 13:19

21 vjeçari shkëlqeu në fitoren që Portugalia e arriti kundër Zvicrës, e të cilën e mposhti me rezultat 6-1

Trajneri portugez, Joao Nuno Fonseca, i cili e stërviti Gonçalo Ramos me skuadrën e të rinjve të Benficas, i ka dhënë bujë të ardhmes së  Ramosit.

Lexo Edhe:

Ai mendon që sulmuesi portugez është një zëvendësim perfekt për Karim Benzemën në Real Madrid.

“Do ta shikoja Ramos në Real Madrid. Për mua, ai do ta zëvendësojë në mënyrë të përkryer Benzeman, do të doja që ai ta marrë stafetën e sulmit të kësaj skuadre”, tha Fonseca.

“Ai është bërë një 9-sh modern, por ai është edhe një lojtar i cili taktikisht i jep shumë mundësi trajnerit, për shkak se ai më shumë ka stërvitur si mesfushor ofensiv”, shtoi trajneri. /GazetaExpress/