Florian Marku ka paralajmëruar meçin e radhës, të cilin pritet që ta zhvillojë në Shqipëri.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, boksieri shqiptar njoftoi se në javën e ardhshme do të zbulojë më shumë detaje për meçin e radhës, shkruan Gazeta Express.
29-vjeçari konfirmoi se meçi i radhës i tij do të jetë “në mes të Tiranës”.
“Javen qe vjen do ju tregoj per ndeshjen e rradhes ne mes te Tiranes. Mezi e kam pritur nje ndeshje pas kaq vitesh para publikut tim”, shkroi Marku.
Javen qe vjen do ju tregoj per ndeshjen e rradhes ne mes te Tiranes. Mezi e kam pritur nje ndeshje pas kaq vitesh para publikut tim ??
Posted by Florian Marku on Friday, 24 June 2022
Kujtojmë se Florian Marku është kampion në kategorinë velter në IBF./Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...