Florian Marku e konfirmon rikthimin e madh në Tiranë, e zbulon datën e meçit - Gazeta Express
string(75) "florian-marku-e-konfirmon-rikthimin-e-madh-ne-tirane-e-zbulon-daten-e-mecit"

Sport

Gazeta Express

04/07/2022 14:06

Florian Marku e konfirmon rikthimin e madh në Tiranë, e zbulon datën e meçit

Sport

Gazeta Express

04/07/2022 14:06

Florian Marku e ka konfirmuar rikthimin e madh në ringun e boksit.

Dhe, boksieri shqiptar do ta bëjë këtë në tokën e shqiponjave – në Shqipëri.

Kampioni shqiptar ka njoftuar edhe një herë se meçin e radhës do ta zhvillojë në Tiranë, respektivisht në stadiumin “Air Albania”, shkruan “Gazeta Express”.

E sot, boksieri që vepron në Angli, e ka zbuluar edhe datën e meçit të shumëpritur.

Sidoqoftë, nuk e ka zbuluar ende emrin e kundërshtarit të meçit që do të zhvillohet në fund të muajit të ardhshëm.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e Florian Markut me detaje të meçit të tij të ardhshëm. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement