Boksieri shqiptar, Florian Marku tashmë ka arritur në stadiumin “Tottenham Hotspur”, aty ku do të përballet me boksierin Maxim Prodan për titullin në peshat e mesme.
Marku pati një konferencë të “nxehtë” me boksierin ukrainas, ku sharjet, shtytjet dhe ofendimet nuk munguan, duke siguruar se ky duel i sotëm do të jetë spektakolar.
28 vjeçari shqiptar dhe boksieri ukrainas do të jenë të tretët në natën e sotme e cili pritet të nis rreth orës 19:00.
Meçi kryesor i natës së sontme do të jetë ai mes Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...