Një tjetër sukses historik për sportin kosovar. Gjyqtarja Florentina Kallaba ka mbërritur në Manila të Filipineve, ku do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror të Futsallit për Femra, që do të zhvillohet nga 21 nëntori.
Pas mbërritjes, Kallaba ka kryer me sukses testet zyrtare fizike dhe teorike, duke konfirmuar gatishmërinë e saj për të qenë pjesë e garës më prestigjioze në botë për këtë disiplinë.
Ky është një moment historik, pasi Florentina Kallaba bëhet gjyqtarja e parë nga Kosova që merr pjesë në një Kampionat Botëror të Futsallit.
Pjesëmarrja e saj është dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe punës së madhe që po bëjnë gjyqtarët e futsallit në Kosovë, të cilët po fitojnë gjithnjë e më shumë respekt në arenën ndërkombëtare./GazetaExpress/