Flaka Loxha nuk ka arritur ta kalojë as pengesën e parë në Grand Prix të Portugalisë.
Xhudistja kosovare e humbi betejën ndaj italianes, Miriam Boi qysh në raundin e parë, shkruan Gazeta Express.
Ajo humbi pas Golden Score, duke i marrë tri penalizime, edhe pse kundërshtarja kishte fillimisht dy.
Në garë për sot mbeten Distria Krasniqi dhe Erza Muminoviq që e kanë kaluar pa luftë raundin e parë.
Nesër do të garojë edhe Laura Fazliu. /Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...