Buja Osmani, kandidat i Frontit Evropian për president të Maqedonisë së Veriut, ka shpallur fitoren e këtij fronti në kampin shqiptar.
Në selinë e BDI-së, ai ka shpallur fitoren, raporton Gazeta Express.
“Më lejoni që përpara jush të shpall fitore të thellë”, ka thënë Osmani.
Më pas ai, ka përmendur qytetet ku ka fituar BDI-ja.
“Kemi fituar në çdo komunë të vendit, fitore të thellë në Haraçinë, Vrapçishtë, Studeniçan, Bogovinë, Zhelinë, Resnje, në Strugë, Tetovë, Manastir, Kërçovë, Gostivar, etj”, tha Osmani.
Sipas rezultatet të deritashme Osmani ka fituar rreth 88 mijë vota dhe renditet i treti në garën e përgjithshme, në të cilën po prin kandidatja e VRMO-së. /Gazeta Express
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...