Bujar Osmani e shpall fitoren, thotë se ka marrë 40 mijë vota më shumë se Arben Taravari i VLEN - Gazeta Express
string(88) "fitore-netetovefitorene-gostivarmes-brohorimave-bujar-osmani-shpall-fitoren-para-mediave"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 21:44

Bujar Osmani e shpall fitoren, thotë se ka marrë 40 mijë vota më shumë se Arben Taravari i VLEN

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 21:44

Buja Osmani, kandidat i Frontit Evropian për president të Maqedonisë së Veriut, ka shpallur fitoren e këtij fronti në kampin shqiptar.

Në selinë e BDI-së, ai ka shpallur fitoren, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Më lejoni që përpara jush të shpall fitore të thellë”, ka thënë Osmani.

Më pas ai, ka përmendur qytetet ku ka fituar BDI-ja.

 “Kemi fituar në çdo komunë të vendit, fitore të thellë në Haraçinë, Vrapçishtë, Studeniçan, Bogovinë, Zhelinë, Resnje, në Strugë, Tetovë, Manastir, Kërçovë, Gostivar, etj”, tha Osmani.

Sipas rezultatet të deritashme Osmani ka fituar rreth 88 mijë vota dhe renditet i treti në garën e përgjithshme, në të cilën po prin kandidatja e VRMO-së. /Gazeta Express