Fitore me spektakël në ndeshjen e parë me tifozë pas pandemisë – shënuan Neymar, Mbappe...! - Gazeta Express
string(84) "fitore-me-spektakel-ne-ndeshjen-e-pare-me-tifoze-pas-pandemise-shenuan-neymar-mbappe"

Fitore me spektakël në ndeshjen e parë me tifozë pas pandemisë – shënuan Neymar, Mbappe…!

Gazeta Express

12/07/2020 22:50

Neymar dhe Mbappe shënuan në miqësoren e parë të PSG-së që po përgatitet për Champions Leaguen, pasi Ligue 1 është mbyllur para kohe për shkak të kornavirusit.

Paris Saint-Germain e ka shktërruar në miqësore skuadrën e Le Havre, duke e mposhtur 9-0 në ndeshjen ku Franca lejoi tifozët në stadium për herë të parë pas mbylljes totale për shkak të COVID-19.

Lexo Edhe:

Neymar shënoi dy gola në këtë ndeshje, ashtu edhe Mauro Icardi, derisa Mbappe një gol.

Në stadium ishin afër 5 mijë tifozë.

PSG po përgatitet për Champions League, që do të rinisë në gusht. /Gazeta Express/