Fitore e rëndësishme e Prishtinës në Ligën Ballkanike, mposht liderin - Gazeta Express
string(68) "fitore-e-rendesishme-e-prishtines-ne-ligen-ballkanike-mposht-liderin"

Sport

Gazeta Express

25/03/2024 20:37

Fitore e rëndësishme e Prishtinës në Ligën Ballkanike, mposht liderin

Sport

Gazeta Express

25/03/2024 20:37

Sigal Prishtina ka regjistruar një fitore të rëndësishme në Ligën Ballkanike.

Skuadra e drejtuar nga Albert Sylejmani triumfoi sonte në udhëtim ndaj AEL Limassol, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në “Nicos Solomonides Arena” përfundoi me rezultatin 67:70.

Diamond Stone me 28 pikë ishte më i dalluari në fitoren e prishtinasve.

Ai u ndihmua edhe Dante Clark me 19 pikë dhe Derrick Wilson me 12 sosh.

Te vendasit më i dalluari ishte Tyrn Flowers, që shënoi 26 pikë.

Prishtina tani numëron pesë fitore dhe dy humbje, teksa renditet e dyta në tabelë me 12 pikë, aq sa ka edhe Peja si e treta.

AEL-i është lider me 13 pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar. /Gazeta Express/