Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll për femra (dyshja Amela Llugaliu dhe Driola Ajvazi), e udhëhequr nga trajneri Edon Ibrahimi, ka nisur me sukses Kampionatin Ballkanik U22 që po zhvillohet në Tetovë.
Vajzat e Kosovës arritën një fitore të madhe dhe të merituar ndaj Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e parë të këtij kompeticioni rajonal.
Pas një fillimi jo të lehtë dhe humbjes në setin e parë, Llugaliu dhe Ajvazi reaguan fuqishëm duke dominuar në setin e dytë dhe treguar qetësi e karakter në momentet vendimtare të setit të tretë. Me fitoren 2:1 në sete, ato i dhuruan Kosovës një nisje perfekte në këtë kampionat.
Përballjet e radhës pritet të jenë po ashtu të vështira, por kjo fitore jep sinjale të qarta se Kosova është gati të garojë për më shumë në këtë turne.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...